Kosova

Vizitoi Deçanin, helmohet edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj

Pas dy vizitash të njëanshme në Deçan, për të parë nga afër gjendjen e të helmuarve, ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka shfaqur po ashtu simptoma të helmimit.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka qëndruar për disa orë në qytet, nga ku ka kërkuar furnizim me ujë të pijshëm për rajonin dhe zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes së rëndë.

Ai po ashtu ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti që ka zgjedhur të qëndrojë në Greqi në vend që t’u qendrojë pranë mbi 2000 të infektuarve.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë me dije se edhe ai ka filluar të shfaqë simptoma helmimi.

Haradinaj tha se vetë nuk ka pasur shumë shqetësime, por bëri me dije se familja e motrës së tij, është prekur më rëndë nga kjo situatë.

Haradinaj u bëri thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë. “Nuk kam pasur simptoma të rënda, kam pasur pak por jo të mëdha. Fëmijët e motrës Antigonës po. Shumë të afërm. Nuk është diçka që shpjegohet si gjendje”, tha Haradinaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë