Kosova

Vuçiç konfirmon praninë e serbëve të dyshimtë në Deçan

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është përfshirë sot në diskutimin e hipotezave lidhur me helmimin e mbi 1500 qytetarëve të Deçan.

Vuçiç ka thënë se qeveria serbe ka analizuar praninë e dy serbëve rreth burimit të ujit në Deçan, ndërsa është pretenduar se mund të kenë lidhje me helmimin.

“Ne kemi një analizë të lëvizjes së automjetit me targa të Novi Sadit, ata nuk ishin as 500 metra nga burimi i ujit. Ne po presim të shohim se çfarë do të thonë. Ne po presim, po dëgjojmë”, tha Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Beograd.

Reagimi vjen pasi mbi 1.500 banorë të fshatrave të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi shfaqur simptoma të helmimit.

Uji ishte dyshimi i parë për helmimin e tyre, por analizat fillestare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) nxorën se uji nuk është burimi i helmimit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha dje se disa mostra të ujit do të dërgohen jashtë vendit për analiza më të thella.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë