Kosova

Kurti do të rikthejë masat e reciprocitetit kundër Serbisë

Qeveria e Kosovës po përgatitet të rivendosë masat e reciprocitetit kundër Serbisë, të cilat u hoqën nga ish-qeveria e Avdulla Hotit sepse ato konsideroheshin një pengesë për dialogun e lehtësuar nga BE.

Në një intervistë të martën, Ministrja e Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se qeveria po përgatit bazat për të ringjallur masat ndaj Serbisë, duke mbajtur kështu premtimin e saj zgjedhor.

Masat janë planifikuar tashmë, tha Hajdari, duke shtuar se ato po përgatiten “në koordinim të plotë me kabinetin e udhëhequr nga Albin Kurti . Gjatë fushatës elektorale, në shkurt 2021, Kurti këmbënguli që kthimi i masave të reciprocitetit ishte “çështje ditësh ose javësh, madje as muajsh … është gjëja e parë që do të bëjmë”.

Sidoqoftë, Hajdari shpjegoi se ajo kishte kërkuar analizë të mëtejshme të specifikave të masave ekzistuese, duke theksuar se “kur Kosova të marrë masat, nuk do të shohë më prapa”.

Në prill të vitit 2020, qeveria në ikje e udhëhequr gjithashtu nga Kurti, e cila u rrëzua në një mocion mosbesimi në parlament rreth pesë ditë pasi kishte vendosur të hiqte një tarifë prej 100 për qind kundër produkteve me origjinë Serbe dhe Bosnje. Sidoqoftë, qeveria mbajti në vend masa të tjera të ashtuquajtura reciprociteti.

Sipas masave, të cilat tani pritet të kthehen, Kosova nuk lejoi që produktet serbe të hyjnë në Kosovë nëse nuk janë regjistruar se shkojnë në “Republikën e Kosovës” dhe do të kontrollohen nga institucionet e Kosovës në kufi.

Masat e reciprocitetit nuk kishin zgjatur shumë për shkak të presionit nga SHBA dhe BE dhe qeveria e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës i hoqi në qershor të vitit 2020. Kryeministri i atëhershëm Avdullah Hoti kishte deklaruar se vendimi synonte “heqjen e pengesave në dialog” me Serbinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë