Drejtësia

Grabitja e parave që shkonin drejt Rinasit, Apeli lë në fuqi dënimet për 8 të akuzuarit

Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin për grupin e grabitësve të blindave me para në rrugën drejt aeroportit ndërkombëtar të Rinasit.

Kështu, Dash Kupa u dënua 27 vite burg, Ernest Kupa dhe Neim Avdylaj 26 vjet burg, Fatjon Xhyliu me 21 vite burg, Dritan Sinani me 20 vite burg dhe Aleksandër Murataj 19 vjet burg.

LEXO EDHE:
– Ekskluzive – Në strofullën e krye hajdutit, kush e “tradhtoi” Muratajn
– Admir Murataj, tmerri i bankave dhe CV-ja kriminale nga Greqia
– Rinasi, si “han pa porta”, 4 grabitje në 4 vjet

Ndërsa bashkëpunëtorët e drejtësisë, Ditjon Memlika dhe Admir Çerpja u dënuan me 8 vjet e gjashtë muaj heqje lirie. Të gjithë të pandehurit, kanë përfituar ulje me 1/3 e dënimit në aplikim të gjykimit të shkurtuar.

Grupi i drejtuar nga Admir Murataj, i cili u vra në 9 prill të 2019 pas grabitjes së parave në pistën brenda aeroportit të Rinasit, akuzohet për grabitjen e një banke të nivelit të dytë, tek stacioni i trenit në shkurt 2015 dhe më pas në dhjetor të po atij viti, në Qafë Kashar u grabitën autoblindat që po transportonin paratë për në Rinas.

Po i njëjti grup, sipas prokurorisë, ka grabitur sërish autoblindat në shkurt të 2017-s.

Të pandehurit, akuzohen për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë