Orët e fundit vendi ynë është në tension nëse kemi variantin Delta në Shqipëri. Është raportuar për një qytetar i cili ka bërë një tampon në Angli para se të nisej drejt vendit tonë, por e ka marrë përgjigjen pasi ka mbërritur këtu. Edhe pas dyshimeve të konfirmuara nga ISHP, lind pyetja: Çfarë do të bëhet në momentin që dokumentohen rastet me variantin Delta në vendin tonë? Çfarë masat duhet të merren për qytetarët që vijnë këtu?
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti shpjegon se ne këtë lloj politike të kontrollit të hyrjeve nuk e kemi pasur. Ai thotë se tamponi nuk është provë 100% e sigurtë, megjithatë për rastet simptomatike, ose për personat që vijnë nga zonat e nxehta duhet të jetë e detyrueshme karantina dy javore si ka qenë më para. Ndërsa, lidhur me masat e tjera brenda vendit eksperti shpjegon se nuk duhen parë vetëm rastet e reja por shtrimet dhe vdekjet. Ai thekson se masat mbyllëse totale do të detyrohet t’i kryejë ai vend ku programi i vaksinimit nuk ka funksionuar.

Ekspertët e huaj dhe vendas kanë raportuar edhe më herët se varianti Delta i Covid-19 është 60% më infektues se sa variantet e tjera.
Në përgjithësi, dozat e Covid-19 janë më efektive kundër rezultateve më të rënda, të tilla si vdekja dhe më pak efektive kundrejt infektimit asimptomatik. Sipas të dhënave të fundit të Shëndetit Publik në Angli (PHE), dy javë pas dozës së dytë, ndryshimet në efektivitetin e vaksinës Pfizer / BioNTech që ofron 88% mbrojtje ndaj sëmundjes simptomatike kundrejt variantit Delta, ndërkaq për vaksinën Oxford / AstraZeneca, shifrat ishin përkatësisht 74%. Deri më tani nuk ka të dhëna për vaksinën kineze dhe ruse se sa efektive janë kundrejt varianteve të reja të Covid-19 që dihet se kanë sjellë shumë pasoja në popullata.

Mjeku epidemiolog në ISHP, Alban Ylli tha për Gazetën “Si” rikthimi i masave në vendin tonë do varet nga niveli i riskut për rastet ditore(si mesatare 2 javore) rastet spitalore, vdekjet etj. Ylli shpjegon se e vetmja gjë që i duhet popullatës është vaksinimi. Eksperti shton se duhet të vendoset tamponi si masë në pikat kufitare për vendet me risk të lartë infektimi.
Ndërkaq mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, shpjegon se pas konfirmimit të rastit të parë me këtë variant dhe të studiojmë dy gjëra kryesore. E para nëse do të rriten rastet dhe e dyta është nëse do të fillojnë të sëmuren njerëzit që e kanë kaluar apo janë vaksinuar.
LEXO EDHE:
-Të rrethuar nga varianti indian i Covid-19. Pse s’ka hyrë ende në Shqipëri?!
-Na kërcënon varianti Delta për masa shtrënguese në vjeshtë?
-Bino: Nëse shfaqet Delta do të rishikohen masat
“Pra në konceptin që Delta i përgjigjet edhe përgjigjes imunitare natyrale por edhe të vaksinave, në atë moment ata që kanë kaluar dhe ata që janë vaksinuar duhet të jenë të qetë. Duhet të shohim rastet. ECDC prej 1 gushtit parashikon që në Europë do të jenë 70% rasteve Delta dhe në fund të Gusht do të jenë 90% e rasteve në Europë, kështu që do i ngjajmë Europës. Duhet të shohim situatën si do të vijojë në vazhdim,” shpjegon eksperti.
Më herët në një deklaratë për mediat Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino, ka thënë se nëse kemi raste në vend atëherë do të ketë rishikim të masave anti-Covid.“Nëse do të vërejmë edhe rritje të numrave të rasteve apo grumbullimeve natyrisht masat do të rishikohen. Imuniteti natyror nuk është i mjaftueshëm duhet vaksinimi i plotë me të dyja dozat është ai që të mbron nga të gjitha variantet,” tha ka deklaruar për mediat ekspertja.
Ndërkohë duke theksuar rëndësinë e vaksinimit, edhe Ministrja Manastirliu, dy ditë më parë njoftoi se kishte sinjale për prezencën e variantit Delta, por pritet që të vlerësohet një deri mostrash nga Laboratori i Referencës në Gjermani.
“Nëse do të vërejmë edhe rritje të numrave të rasteve apo grumbullimeve natyrisht masat do të rishikohen. Imuniteti natyror nuk është i mjaftueshëm duhet vaksinimi i plotë me të dyja dozat është ai që të mbron nga të gjitha variantet,” tha ka deklaruar për mediat ekspertja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




