Ekonomi

Tre radhët me probleme ku shtrihet ekonomia botërore pas pandemisë

Pandemia solli një rënie ekonomike të frikshme, por tani po sjell një zhvillim të çuditshëm. Çmimi i naftës është rritur, restorantet dhe bizneset e shërbimit po luftojnë për të rekrutuar staf. Ndërkohë, shumë firma thonë se këtë vit do të arrijnë fitimin më të madh të të gjitha kohërave.

JPMorgan thotë se ekonomia botërore është pothuajse në nivelet e 2006-s.

Çdo arratisje nga covid-19 është një arsye për festë. Por ekonomia që po zhvillohet kaq shumë është një burim ankthi, sepse tre radhë problemesh shtrihen nën sipërfaqe. Së bashku, ata do të përcaktojnë se kush do të lulëzojë.

Radha e parë e problemeve është vaksinimi, disa e kanë bërë disa jo. Vetëm vendet që po përparojnë me vaksinimin do të munden të zbehin Covid-19. Të hapin baret, restorantet dhe zyrat. Konsumatorët do të lëvizin të sigurtë. Por vetëm 1 në 4 persona në botë ka marrë një dozë vaksine dhe 1 në 8 i ka marrë të dyja. Ka vende në SHBA që gjithashtu po ecin ngadalë me procesin e vaksinimit dhe rrezikohen nga varianti DELTA.

Radha e dytë e problemeve është kërkesa dhe oferta. Mungesa e mikroçipave ka shkaktuar probleme në fushën e teknologjisë, makinave dhe industrisë, atëherë kur konsumatorët do të rrisnin kërkesën për to. Kostoja e importit nga Kina është katërfishuar dhe rihapja e ekonomive po sjell një paqëndrueshmëri. Njerëzit më mirë ikin të pijnë një birrë se sa të punojnë tek banaku, duke shkaktuar një mungesë strukturore të forcës se punës.Vlera e shtëpive po rritet, edhe qiraja do të rritet shumë shpejt. Kështu do të rritet inflacioni dhe do të përforcohet legjenda se shtëpitë do të bëhen të papërballueshme.

Radha finale e problemit është ndihma ekonomike që qeveritë shpërndanë për qytetarët dhe bizneset. Në një moment të dytë, të gjitha paratë do të kthehen mbrapsht tek qeveritë apo bankat qendrore.

Bankat blen 10 trilion dollarë gjatë pandemisë dhe tani po mendojnë si të hynë në treg pa dëmtuar tregjet kapitale. Kina nuk pati rënie të ekonomisë gjatë pandemisë sepse ajo nuk uli, por forcoi politikat e kredisë dhe ngadalësoi rritjen e saj.

Ndihmat nuk do të zgjasin shumë dhe deficiti do të nisë të rritet. Deri tani është shmangur një valë e madhe falimentimi, por nuk i dihet se si do të shkojë.

Mund të mendoni se një ngjarje aq ekstreme sa një pandemi, e kombinuar me ndihmën e madhe të qeverive kundër saj, përfundimisht do të shkaktonte një reagim ekonomik global po aq ekstrem.

Pesimistët shqetësohen për një kthim në inflacionin e stilit të viteve 1970, ose një përplasje financiare, se kapaciteti i kapitalizmit do të zbrazet nga ndihma shtetërore. Rezultate të tilla apokaliptike janë të mundshme, por nuk ka të ngjarë. Në vend të kësaj, një mënyrë më e mirë për të menduar për pikëpamjen e pazakontë është të shqyrtojmë se si tre radhët e prishjes bashkëveprojnë ndryshe në ekonomi të ndryshme.

SHBA-ja po rrezikon mbinxehjen nga procesi i shpejtë i vaksinimit dhe stimulin e madh të parave.

Australia po përballet me ngritje të nivelit të papunësimit. Japonia po e mban nën kontroll qëllimisht vaksinimin, ndërsa Europa është mbrapa me vaksinimin dhe me stimulin, kështu q ënuk rrezikon tejngopje të inflacionit.

 

Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme janë në gjendje të kufizuar. Ata duhet të përfitojnë nga rritja e kërkesës globale për mallra, por po luftojnë edhe vetëm. Indonezia, duke luftuar me një valë tjetër Covid-19, po rishpërndan oksigjenin nga industria në spitale. Në vitin 2021 vendet më të varfra, të cilave u mungojnë vaksinat, parashikohet të rriten më ngadalë sesa vendet e pasura për të tretën herë në 25 vjet.

Cikli ekonomik ka qenë i fuqishëm, duke e kaluar rënien pas vetëm një viti.

Ndoshta deri në verën e vitit 2022 shumica e njerëzve do të vaksinohen, biznesi do të jetë përshtatur me modelet e reja të kërkesës dhe stimulimi do të zgjidhet në një mënyrë të rregullt. Sidoqoftë, në këtë bum të çuditshëm, kini kujdes nga radhët e problemit.

 

Burimi: The Economist/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë