Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim tha të mërkurën, në një konferencë të organizuar për drejtësinë (ku mori pjesë edhe kreu i SPAK), se urdhri i Presidentit amerikan Joe Biden për personat e përfshirë në korrupsion duhet të nxisë që prokuroritë në Shqipëri dhe në botë të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të goditur krimin.
“Muajin e kaluar, Biden e bëri të qartë se SHBA e konsideron korrupsionin si kërcënim në sigurinë kombëtare sigurinë e përbashkët. Si pasqyrim i kësaj politike të re, Presidenti Biden zgjeroi shtrirjen e urdhrit ekzekutiv për të sanksionuar personat e përfshirë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor përfshirë Shqipërinë.
Ai ka identifikuar sjellje të tjera të dënueshme dhe e ka bërë urdhrin ekzekutiv të zbatueshëm ndaj një game më të gjerë personash të përfshirë në korrupsion.
Urdhri ekzekutiv i dhënë nga Biden duhet të nxisë punën e mirë të prokurorive në të gjithë botën dhe jo vetëm në Shqipëri. Ulja e numrit të prokurorëve për shkak të verifikimit kalimtar, thekson nevojën e përshtatjes së vazhdueshme në nivelet më të larta të performancës. Ju nxis që të gjithëve që të punoni sëbashku për të evidentuar boshllëqet në institucione dhe të gjeni mënyrat më të mira për t’i realizuar. SHBA do ju mbështesë gjithmonë”, tha ambasadorja Kim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



