Moti

E shtuna vjen më e freskët

Të shtunën priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje lokale të dobëta, në mesditë në zonën qendrore dhe lindore në formën e stuhive. Gjithashtu, pritet nivel “ i lartë” rreziku për zjarre në qarqet Fier dhe Korçë, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel i moderuar. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi deri në 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 21-28 gradë celsius.

Në vendet e ulëta: 17-31 gradë celsius.

Në vendet malore: 11-24 gradë celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë