Kosova

Von der Leyen: Kurti dhe Vuçiç të takohen sa më shpejt

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar në një letër dërguar qeverisë së Kosovës se kryeministri Albin Kurti dhe liderët e Sebisë duhet të takohen sa më shpejt për të vazhduar dialogun dy-palësh. Presidentja e K ka thënë se mirëpret zotimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për t’u angazhuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimin Evropian në Bruksel.

Zyra për Komunikim e Qeverisë së Kosovës, ka thënë të dielën se Kurti ka pranuar një letër nga shefja e bllokut europian, në të cilën ajo e ka cilesuar thelbësore mbajtjen e takimit të ardhshëm për dialogun sa më shpejt që është e mundur.

Von der Leyen ka thënë po ashtu se perspektiva kredibile e Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet prioritet për Komisionin.

“Ne dëshirojmë që ta shohim avancimin më të shpejtë të Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe do të vazhdojmë ta mbështesim progresin e arritur në reformat që i kërkon kjo”, ka shkruar ajo.

Më tej, shefja e bllokut evropian shprehet se”duke e njohur rëndësinë që e ka për qytetarët e Kosovës, ne do të vazhdojmë të avokojmë për një vendim pozitiv të BE-së për liberalizimin e vizave”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë