Kosova

“Nuk është e pavarur”, Vjosa Osmani shkarkon kryetaren e KQZ

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkarkuar Valdete Dakën nga detyra e kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor.

Në arsyetimin e Presidentes thuhet se kryesuesi i KQZ-së duhet të jetë i pavarur.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është organ kushtetues dhe i pavarur, i cili drejton dhe i verifikon të gjitha veprimet që kanë bëjnë me procesin e zgjedhjeve dhe gjithashtu i shpall rezultatet e tyre.

Zgjedhjet si elementi më rëndësishëm i demokracisë, sidomos asaj përfaqësuese, janë të një rëndësie të veçantë për secilin shtet.

Ndërmarrja e veprimeve relevante në lidhje me zgjedhjet, përfshirë organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre nënkupton edhe obligimin themelor të KQZ-së si organ menaxhues i zgjedhjeve.

Kriteri i të qenit organ i pavarur duhet të sigurohet nga të gjitha institucionet relevante dhe duhet të menaxhohet nga brenda nga Kryesuesi së bashku me anëtarët e KQZ-së”, thuhet ndër të tjera në vendimin e zbardhur nga  Gazeta Express.

Valdete Daka u sulmua në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit nga partitë politike, ku Vetëvendosja, e quajti “militante partiake”.

Përfaqësues të saj në KQZ, në çdo konferencë të këtij institucioni të zgjedhjeve, akuzonin Dakën për përfshirje në politikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë