Ngjarje

U gjet i pajetë në rezervuar dhe me duar të lidhura, i riu dyshohet se është vrarë

Një ditë më parë, në ujërat e rezervuarit të Gjançit në Korçë, është gjetur i pajetë Fridman Xhaferraj. Viktima është gjetur i lidhur nga duart në momentin që ka dalë në sipërfaqen e ujit dhe policia ka konstatuar shenja dhune, që dyshohet se janë shkaktuar nga sende të forta.

Burime policore, bëjnë me dije se 25-vjeçari nga Lushnja, dyshohet se mund të jetë vrarë  dhe më pas është hedhur në rezervuar.

Xhaferraj njihej si një person problematik nga policia dhe ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. Ai ka qenë i shoqëruar me disa persona, ndërsa dyshohet se është vrarë më tepër se një javë më parë.

I riu ka qenë i akuzuar për shkatërrim prone, pasi kishte djegur 3 makina në një qendër tregtare në Lushnjë. Në datën 21 maj, Xhaferraj është liruar nga dhomat e paraburgimit, pasi gjykata e ka lënë në arrest shtëpie.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë