Kosova

Vuçiç: Besoj në një marrëveshje me Kosovën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur optimist për dialogun me Kosovën dhe mundësinë e një marrëveshjeje, pasi priti në takim në Beograd, përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak dhe zëvëndës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer.

“Bisedë e mirë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështjet tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me përfaqësuesin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer. Së shpejti vazhdimi i dialogut me Prishtinën dhe besoj në një mundësi për arritje të një zgjidhjeje kompromisi”, – ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Palmer ka treguar se SHBA e mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe i dërguari special, Lajçak, duke vlerësuar dhe fokusin e Beogradit në  bisedimet me Prishtinën.

Palmer dhe Lajçak u drejtuan për në Beograd pas vizitës në Kosovë dhe me zyrtarët atje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë