Ekonomi

Yield-et e bonove të thesarit bien në nivelin më të ulët në 2 vite

Yield-i mesatar i bonove të thesarit në muajin qershor, me maturim 1-vjeçar rezultoi në rënie me 0.12% krahasuar me ankandin e muajit maj duke u rënditur edhe në nivelin më të ulët përgjatë 2 viteve të fundit.

Bonot 12-mujore u shitën me yield mesatar 1.52% nën vlerën totale të 8 miliardë lekëve, nga të cilat 3.75 miliardë i blen vetë Banka e Shqipërisë. Në ankandin e muajit maj bonot me maturim 12 muaj u shitën me yield mesatar 1.64%.

Kërkesa për bono ishte më e madhe gjatë ankandit të qershorit, krahasuar me atë të muajit të kaluar.

Shkak për rënien e yield-eve mund të jetë likuiditeti i lartë i tregut financiar në vend siç është cilësuar dhe nga vetë BSH-ja, stimuluar edhe nga politikat monetare të cilat do të vazhdojnë të mbeten në fuqi deri në përfundim të tremujorit të dytë. Interesi i lartë i subjekteve për të blerë titujt shtetërorë po e mban yield-in e ulët, që përcakton edhe çmimin e huamarrjes së brendshme të qeverisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë