Kosova

Palmer: Dialogu Kosovë-Serbi çështje urgjente, sa më shpejt marrëveshja

Matthew Palmer, Zëvendësndihmësi sekretar i shtetit amerikan, theksoi se SHBA dhe BE e shikojnë urgjente finalizimin e një marrëveshje në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Në një intervistë për mediat në Kosovë ai tha se synohet një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke.

“Synimi ynë është që të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse që synon njohjen reciproke mes dy vendeve. Ju takon dy palëve që të caktojnë temat të cilat duhet të flasin në këtë takim. Gjatë këtij muaji pritet takimi mes Kurtit e Vuçicit, shpresojmë që të dy anët të punojnë me përfaqësuesin e BE-së, se si duhet t’i qasen çështjeve që duan t’i arrijnë”, ka thënë ai.

“Ne dhe Bashkimi Europian ndjejmë një lloj urgjence për këtë proces dhe do të dëshironim që palët të ecin përpara shpejt. Palët të pranojnë që koha është e çmuar, të arrihet një marrëveshje sa më shpejt që është e mundur”, është shprehur ndër të tjera Palmer.

Nga Kosova, Palmer e Lajçak,i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, pritet që të udhëtojnë për në Serbi, ku të enjten,3 qershor do të takohen me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë