Udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës do të takohen menjëherë për të rifilluar dialogun e ndërmjetësuar nga BE që do të normalizojë marrëdhëniet”, thotë i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajčák.
Lajčák tha se ishte caktuar një datë për një takim midis kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Ai shtoi se data do të zbulohet së shpejti nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Lajçak theksoi pas një vizite në Prishtinë se dialogu i ndërmjetësuar nga BE ishte rruga e vetme për anëtarësimin në Bashkimin Europian për të dy kombet.
“Nuk ka asnjë mënyrë për të shmangut dialogun si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën,” tha Lajčák, “Rruga europiane kalon përmes dialogut. Kjo është ajo që ka rëndësi. Kurti e di. Vucic e di. ”
Ai ishte optimist se ndryshimi i qeverisë në Prishtinë ka rritur shanset për bisedime të suksesshme midis dy fqinjëve. “Ne kemi një qeveri të re, një kryeministër të ri me një mandat shumë të fortë politik”, tha ai.
Kurti, i cili u zgjodh në një fitore të madhe në shkurt, ka thënë vazhdimisht se dëshironte që Serbia të kërkonte falje të plotë për krimet makabre gjatë konfliktit 1998-99, i cili çoi në zhvendosjen e deri në një milion kosovarëve dhe të paktën 20,000 viktima.
Kurti gjithashtu kërkon ta padisë Serbisë në gjenocid në Kosovë. Por i pyetur për veprimet dhe komentet e fundit të Kurtit, Lajčák la të nënkuptonte se ajo që udhëheqësi i Kosovës thotë pas dyerve të mbyllura ishte më e rëndësishme.
“Ajo që me të vërtetë ka rëndësi është ajo që është thënë në takim. Padyshim, ata bëjnë shumë deklarata publike por ajo që ka vërtet rëndësi është ajo që thuhet në takime”, tha zyrtari europian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




