Mbrëmjen e të hënës kanë mbërritur në Rinas, 11,700 vaksina anti-Covid të kompanisë “Pfizer”. Lajmin e ka njoftuar kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, teksa thekson se në Shqipëri deri më tani janë kryer 776,461 vaksinime.
Mes të tjerash, Rama thotë se brenda muajit qershor, objektivi është që numri i vaksinimeve në vend të shkojë në 1 milion.
“Sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” edhe 11,700 vaksina Pfizer, duke e çuar në 858,750 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në Shqipëri. Deri tani, ia kemi dalë të kryejmë 776,461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike, me synimin për të zgjeruar së shpejti fashën e vaksinimit, drejt objektivit 1 MILION vaksinime brenda qershorit”, – shkruan kryeministri.
Deri tani, në Shqipëri kanë mbërritur vaksina të kompanive të ndryshme farmaceutike, “Pfizer”, “Sputnik”, “AstraZeneca” dhe kinezja “Coronavax”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.