Një rikuperim i fortë ekonomik pas pandemisë, po lë pas shumë rajone me pabarazi brenda dhe jashtë kufijve të vendit, sipas Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik, OECD.
Organizata me bazë në Paris, parashikoi një hapësirë të madhe që do të krijohet midis vendeve të varfra dhe të pasura dhe disa njerëz nuk do të mund të kthehen as në nivelet e parakrizës për një kohë të gjatë.
Në disa vende, përfshirë edhe Argjentinën e Spanjën, do të duhen tre vite që PBB-ja për frymë të rikthehet në nivelet e parakrizës. Krahasuar me 18 muaj që i duhen SHBA-së dhe Kinës.

“Është lehtësuese që po vjen rimëkëmbja, por po vjen në mënyrë të pabarabartë”,-tha ekonomisti i OECD, Laurence Boone.
Ky vlerësim duhet parë me kujdes pasi rrit besimin e vendeve të pasura.
OECD vlerësoi dhe qëndrimet e politikat e vendeve që u mundën të rikuperonin plagët e lëna nga pandemia. Por vazhdoi të theksonte se ekonomitë në zhvillim po dëmtohen edhe nga shpërndarja e pabarabartë e vaksinave, mbështetjen e pamjaftueshme ekonomike dhe nuk kanë kapacitet për një tjetër goditje.
Me këto pabarazi, OECD tha se variantet e reja të Covid-19 dhe rikthimi i karantinave do të pakësojnë shpresat, do të pezullojnë aktivitetin përsëri dhe do të falimentojnë shumë kompani.
“Pjesëtarët më vulnerabël të shoqërisë, do të vazhdonin të zgjasnin vuajtjet e tyre me të ardhura të reduktuara, pabarazi duke destabilizuar akoma më shumë ekonominë”, tha Boone.
OECD u fokusua dhe tek problemi tjetër që vjen me kostot e larta të produkteve në mungesë, inflacioni. Tensionet duhet të zbehen nga fundi i vitit kur furnizimet do të jenë në masa më të mëdha dhe gjendja do të normalizohet.
Ekziston dhe rreziku që tregjet financiare të mos e dallojnë krizën. OECD u bëri thirrje bankave qendrore për të ruajtur politikat e tyre dhe të lejojnë rritjen e përkohshme të inflacionit sipër nivelit të tyre.
OECD përshkroi një politikë fiskale fleksibël për qeveritë me besimin për riparim. Anëtarët e organizatës theksuan se paratë e qeverive duhet të shkojnë për digjitalizimin e ekonomisë dhe qëllimit të karbonit zero.
Burimi: Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje