Ekonomi

Shtohen lejet e dhëna për ndërtime. 95% e sipërfaqes do të zihet nga pallatet

Për 3 muajt e parë të vitit 2021, Instat raporton se u dhanë 251 leje ndërtimi, 184 që ishin dhënë 3 muajt e parë të vitit 2020, me një rritje prej 36.4%. Vlera e këtyre lejeve për ndërtesa dhe punime inxhinierike shkon në afërsisht 26.6 miliardë lekë nga të cilat 15.6 miliardë janë të Tiranës.  

Sipërfaqja në të cilën këto leje do të bëhen praktike është pothuajse 600 mijë metra katrorë, 599.446, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, lejet e dhëna do të zini  vetëm 333 mijë metra katrorë, një rritje vjetore me 79.7%.

Pjesa më e madhe e lejeve është dhënë për ndërtim banesash rezidente, 58.7%. Për punime inxhinierike 24.8% dhe 16.5% për ndërtesa të tjera, jorezidente.

Në ndërtimin e banesave rezidente, gati 95% të sipërfaqes e zënë banesat me më shumë se 3 kate ku përfshihen dhe pallatet.

Në ndërtimin e ndërtesave jo rezidente pjesën më të madhe të sipërfaqes e zënë ato industriale.

Qytetet ku janë dhënë më shumë leje ndërtimi janë, Tirana me 84, ndjekur nga Elbasani me 19 dhe Vlora me Korçën me nga 16 të tilla. Për Kukësin është dhënë vetëm 1 leje ndërtimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë