Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në prezantimin e raportit vjetor të BSH-së në Kuvend u shpreh se ekonomia e vendit gëzon premisat për një rimëkëmbje të shpejtë dhe bëri thirrje për përshpejtim të reformave strukturore në vend.
Ai paraqiti ecurinë e ekonomisë dhe Bankës duke raportuar se stabiliteti ekonomik u tkurr me 3.3%, 48 mijë individë humbën vendet e punës dhe papunësia u rrit me 11.8%. Inflacioni mesatar për vitin 2020 vazhdoi të mbetej nën objektivin e BSH-së, 1.6%.
Sejko përcaktoi se pandemia goditi të gjithë sektorët e ekonomisë, por më shumë atë industrial dhe të shërbimeve.
Duke përmendur masat e marra nga BSH-ja për uljen e normave të interesit, shtyrjen e kësteve, pezullimi i shpërndarjes së dividentit dhe të tjera, Guvernatori tha se “qetësoi” tregun financiar dhe volatiliteti ishte i ulët, duke treguar maturitet të sistemit ekonomik në vend.
“Kredia për sektorin privat shënoi rritje mesatare prej 6.7% gjatë vitit 2020. Gjithashtu, mbi 23.000 biznese e familje përfituan nga moratoriumi i kësteve dhe ristrukturimi i kredisë, për një portofol kredie që kap vlerën e rreth 200 miliardë lekëve. Në tërësi, vlerësimet tona tregojnë se kursi stimulues i politikës monetare të ndjekur gjatë katër viteve të fundit ka gjeneruar një vëllim rreth 3.7% më të lartë të aktivitetit ekonomik”- u shpreh Sejkoi.
Aktivet e sektorit bankar u rritën me 7% dhe kreditë e këqija ranë në 8.1%, në fund të 2020-s.
Guvernatori Sejko tha se po punohet për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje