Njerëzit po dalin dhe po shpenzojnë. Nëpër qendra tregtare, nëpër restorante kinema etj. Po pritet të vijë një burim i madh fitimesh, bonanza.
Bizneset po investojnë me numra marramendëse. Në SHBA, investimet u rritën me 15% në prill, në raport vjetor dhe globalisht 121%. Oxford Economics gjykon se është koha e duhur për shpenzime kapitale. IHS Markit parashikon rritje akoma më të madhe.
Optimizmi momental ndryshon nga gjendja para pandemike. Investimet kanë qenë të vakëta që nga fundvitet 80’. Pas krizës së 2007-2009, botës iu deshën dy vite që të rikthente investimet në gjendjen normale.
Në kontrast, gjatë pandemisë investimet u dëmtuan shumë dhe shpejt, por rimëkëmbja e tyre po ndodh akoma më shpejt.
Situata me investimet na tregon se këtë herë nuk do të përsëritet më 2010-a, kur produktiviteti dhe PBB-ja qëndronin me kokëfortësi nën nivelet e parakrizës. Investimi në produkte të reja, teknologjike dhe biznese sjell me vete rritje të të ardhurave, por çfarë fshihet pas saj dhe a mund të zgjasë?
Momentalisht, investimet janë fokusuar në disa industri. Shumica e tyre do t’i rrisin shpenzimet kapitale deri në 42% më shumë se sa kishin planifikuar në 2019-n.
Kompanitë e teknologjisë po lëshojnë dorën sepse pandemia krijoi nevoja të reja. Më shumë shopin në linjë. Puna nga shtëpia. Pajisje të sofistikuara. Një studim nga Universiteti i Standfordit, tregon se ka patur një rritje të madhe të tregut teknologjik me përshtatjen e punës apo shkollës nga shtëpitë. Këtë vit parashikohet të rritet me 10% të tjera.
Jo vetëm firmat teknologjike janë në entuziast. Firmat që prodhojnë produkte alternative të konsumit kanë rritur investimet e tyre me 36% në raport vjetor në muajin prill. Kompanitë e supermarketeve po mundohen të mbajnë nën këmbë, kompanitë që “po u hanë bukën online”.
Shitës të tjerë të pakicës, po shpenzojnë shumë për të zgjeruar kapacitetin, stimuluar edhe nga shitja e madhe e produkteve shtëpiake. Ata po bëjnë investime të konsiderueshme në rritje edhe për kontejnerët duke lehtësuar transportet. Tregu i kontejnerëve u rrit nga 9% në tetor 2020, në 15% në prill 2021.
Pyetja e madhe është nëse i gjithë ky optimizëm është i vërtetë dhe ekonomia po lulëzon apo është thjeshtë një entuziazëm i përkohshëm si përgjigje ndaj hapjes nga masat anti-Covid. Jo të gjithë kompanitë në botë po investojnë, gjysma e tyre nuk kap as nivelet e vitit 2019. Problemet më të mëdha janë te firmat e gazit apo hidrokarbureve të cilat po detyrohen të ulin produktet e tyre në treg në krahasim me fillimin e pandemisë. Kjo po ndodh edhe për shkak të luftës ndaj lëndëve që dëmtojnë mjedisin.
Kompanitë ajrore edhe ato të mjeteve detare po e mbajnë dorën në investime duke pritur për vendimin e lëvizjes pa kufizim të qytetarëve. Kompanitë që prodhojnë lëndë të parë apo materiale bruto po funksionojnë akoma nën disiplinën e kapitalit dhe do të jetë e vështirë për to të kalojnë nga kursime në investime.
Një shqetësim tjetër është për bizneset e konsoliduara si hotelet apo minierat që nuk u prekën nga pandemia dhe nuk janë të interesuara të investojnë. Para pandemisë, investimet e hoteleve më SHBA ishin shumë të ulëta ndonëse fitimet ishin të mëdha. Gjithsesi, kushtet nën të cilat ndodhet ekonomia mund të detyrojë edhe kompanitë më koprrace të shpenzojnë para.
Gjithashtu, në një situatë postpandemike, familjet kanë shumë para për të shpenzuar pas kursimeve gjatë një viti. Politikat fiskale dhe monetare kanë lejuar kompanitë të kenë shuma të mëdha parash në dorë këtë periudhë.
Sidoqoftë, riformimi i ekonomisë i imponuar nga Covid-19 dhe investimet do të ndjehen për disa kohë. Kompanitë, sidomos ato të gjysmëpërçuesve, pranuan se u futën në pandemi me pak kapacitet dhe do ta shlyejnë me projekte të madh pas saj.
Ndoshta, më e rëndësishmja, pandemia po na drejton në një periudhë teknologjike. Ngjarjet e ndodhura, papërmendur krijmin e vaksinës mund t’i ketë kujtuar shefave për të paguar inovacionet. Investimet sapo kanë filluar.
Burimi: The Economist
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje