Gjatë muajit prill 2021, në Shqipëri hynë 466.283 shtetas të huaj, një rritje prej 18.5 herësh krahasuar me prillin e 2020-s. Në krahasim me muajin paraardhës, rritja është me 19.8 herë.
Sipas Instat, dyndja masive gjatë muajit prill është ndikuar nga masat anti-covid.
Pjesa më e madhe e vizitorëve gjatë prillit 2021, ishin nga Kosova, me një rritje prej 2.1 dhe Zvicra me 2 herë krahasuar me prillin e kaluar. Ulje ka patur Greqia dhe Anglia.
Kosovarët erdhën në numër të lartë gjatë fundjavës së parë të prillit, kur qeveria e Kosovës vendosi masat anti-covid, mbylli baret dhe restorantet dhe zgjati orën policore
Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë prillit 2021 janë 449.930, rritje me 18.8 herë në krahasim me prillin e vitit 2021.
219.305 nga vizitorët ishin në Shqipëri për pushime dhe vizita dhe pjesa tjetër për biznes dhe tranzit.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




