Kosova

Serbia do t’u japë nga 100 euro të gjithë serbëve të Kosovës

 Çdo serb në Kosovë, përfshirë fëmijët, do të marrë çdo muaj një pagesë prej 100 eurosh nga qeveria serbe si pjesë e një “pakete financiare të njëhershme” të miratuar nga Beogradi zyrtar.

Lajmi u bë i ditur të hënën nga ministri serb i Financave Siniša Mali, i cili deklaroi se asistenca vinte si shenjë e mbështetjes së komunitetit serb në Kosovë.

“Është një paketë financiare e njëhershme për serbët në Kosovë dhe Metohi, për t’i bërë serbët atje të kuptojnë se nuk janë vetëm dhe se shteti i tyre është atje për ta,” tha Mali, duke shtuar se shteti serb kishte ndarë 1.5 miliardë dollarë për këtë qëllim.

Ministri nënvizoi se lëvizja, vinte brenda një pakete të tretë të ndihmës financiare të krijuar për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët për të lehtësuar pasojat e pandemisë, ishte iniciuar nga Presidenti serb Aleksandar Vuçic.

Sipas Malit, një akt i ribalancimit të buxhetit 2021 përcakton fonde të konsiderueshme për të mbështetur popullin serb në Kosovë.

“Fondet u caktuan për ndihmë financiare individuale, si dhe projekte kapitale, duke përfshirë spitale të reja, kopshte dhe institucione arsimore,” tha ministri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë