Sociale

Covid-19, MSH: 23 raste të reja dhe një humbje jete 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 3862 testime, nga ku kanë rezultuar pozitivë 23 qytetarë, ndërsa janë shëruar 176 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar kryesisht në Tiranë, Vlorë dhe Devoll.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 60 pacientë, 9 prej tyre  janë në terapi intensive. 

Ndërkohë, betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare 77 vjeçe nga Berati.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë