Shoqata Shqiptare e Bankave ka raportuar se rezultati agregat i bankave për tremujorin e parë është pozitiv, por me rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Llogaritur me Standardet Ndërkombëtare te Raportimit Financiar (IFRS), rezultati i 12 bankave tregtare është 4.6 miliardë lekë, me një rënie prej 28% në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2020.
Standardi i kërkuar nga Banka e Shqipërisë është 4.8 miliardë lekë dhe rezultati është shumë afër saj.
Nga 12 banka tregtare, 10 prej tyre e mbyllën tremujorin e parë me fitim, ndërsa vetëm dy prej tyre me një humbje të lehtë.
Fitimin më të madh e pati Banka Tregtare Kombëtare, BKT, me 1.73 miliardë lekë, ndjekur nga Raiffeisen Bank me 844 milionë lekë dhe Intesa San Paolo me 459 milionë lekë.
Fitimi që matet nga kthimi i kapitalit në aksioner rezulton po ashtu pozitiv ku kryeson Union Bank në nivelin e rreth 18.5%. OTP Bank u rëndit e dyta me 16.6% ndjekur nga Fibank me 16.4%.
Negative rezultoi niveli i Alpha Bank dhe Bankës së Bashkuar të Shqipërisë.
Sipas Shoqatës së Bankave, kthimi mesatar nga kapitali i sektorit bankar për tremujorin e parë ishte 10.68%, më i ulët krahasuar se një vit më parë, por me një rritje prej rreth dy pikësh krahasuar me fundin e vitit 2020.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje