Kosova

Osmani përballet për herë të parë me Vuçiç dhe mesazhi me byrek dhe kos i Presidentit serb

Vjosa Osmani do të përballohet sot për herë të parë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç pas një sërë akuzash dhe përplasjesh në distancë.

Përballja vjen në samitin e Ballkanit Perëndimor në kuadër të nismës së përbashkët të Sllovenisë dhe Kroacisë, i njohur si procesi i Bërdo-Brijuni. Kjo nismë ka për qëllim të ndihmojë vendet e rajonit në procesin e integrimit europian. Në këtë takim shënohet dhjetë vjetori i kësaj nisme dhe organizohet nga presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor edhe ai i Kroacisë, Zoran Millanoviç.

Në takim merr pjesë edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ai i Malit të Zi Millo Gjukanoviç, se bashku me kreun e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, dhe tre anëtarët e presidencës së Bosnjës, Shefik Xhaferoviç, Zheljko Komshiç dhe Millorad Dodik. Kjo do të jetë përballja e parë e Osmanit me Vuçiç që kur mori presidencën dhe i pari i nivelit të lartë mes dy palëve që pas zgjedhjeve të shkurtit në Kosovë. Presidentja Osmani do të ulet kështu në një tryeze me Vuciç edhe përpara kryeministrit Albin Kurti, i cili po mundohet ta shtyjë sa më shumë këtë përballje.

Megjithatë, ajo nuk do të ketë një takim kokë për kokë më presidentin serb. Nga zyra e presidentes së Kosovë, është njoftuar se ajo do të ketë takime bilaterale me presidentët e Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

“Temat që do të diskutohen në samit janë: rëndësia e procesit Bërdo-Brijuni në 10- vjetorin e tij, adresimi i pasojave të COVID-19, rimëkëmbja ekonomike dhe investimet e BE-së, zgjerimi i BE-së si prioritet gjeostrategjik, si dhe përmbyllja e projektit të Europës së bashkuar me përfshirjen e shteteve te Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidentes së Kosovës.

Edhe pse Albin Kurti ka premtuar që dialogu do të udhëhiqet nga zyra e kryeministrit, ekspertet paralajmërojnë se kjo detyrë e rëndësishme do të ndahet mes dy palëve. Deri në largimin e tij, bisedimet me Serbinë ishin udhëhequr nga ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili mendohet se arriti edhe një marrëveshjeje prapa skene me presidentin serb, Aleksandër Vucciçc. Gjatë kohës që Thaçi ishte në detyrë, presidenca dhe kryeministria nuk kanë qënë kurrë të unifikuara përballë Serbisë, por ardhjen në pushtet në koalicionit Kurti-Osmani, kjo do të ndryshojë. Kreu i Vetëvendosjes po punon për krijimin e një grupi negociatorësh për dialogun, por edhe pse ka premtuar  së marrëveshja me Serbinë do të jetë detyrë e qeverisë, nuk e ka përjashtuar në asnjë moment nga ky proces, duke thënë se roli i saj si presidente do të jetë e padiskutueshme.

Detyra e dialogut duket se do të jetë në fakt sfida më e menjëhershme e Osmanit. Dy javë më parë, përfaqësuesi i Posaçëm, Bashkimit Europian për dialogun, Mirosllav Lajçak tha se marrëveshja gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi të arrihet disa muaj nga fillimi i mandatit qeverisës të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Në fjalimin e saj të parë si presidente, Osmani tha se drejtësi për Kosovën nuk mund të ketë derisa Serbia nuk do të sjellë para drejtësisë kriminelët që kryen krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj popullit të Kosovës”. Ajo po ashtu tha do të punojë që gjatë negociatave me Serbinë të respektohet Kushtetuta e Kosovës. Kjo deklaratë është pritur    ashpër nga mediat serbe, të cilat nuk janë kursyer duke e quajtur Osmanin një “gjarpër në krye të shtetit

Ashtu si Kurti, edhe Osmani e ka bërë të qartë se me Serbinë do të diskutohej vetëm për njohjen reciproke.  Nga cilësia e Kryetares së Kuvendit, Osmani ua ka bërë të qartë secilës qeveri se cilat javë vijat e kuqe, lidhur me temat që nuk do të duhej të diskutoheshin me Serbinë, duke thënë se , sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit është i paprekshëm.  “Duhet të sigurohemi që të respektohen vijat e kuqe që vendosen nga parlamenti. Nuk lejohet që të negociohet me kufijtë e Kosovës. Nuk ka çtë negociohet për statusin e Kosovës”, do të shprehej Osmani.

Presidenti serb ka kritikuar vazhdimisht Osmanin për deklaratat e saj, duke i quajtur si provokime të qëllimshme ndaj Serbisë. Në këto kushte, përballja e tyre e pare pritet të jetë e tensionuar dhe jo më kot, Osmani ka shmangur takimin e drejtpërdrejtë më të.

Nga ana tjetër, një ditë përpara nisjes për në Slloveni, presidenti Vuçiç ka ndarë një foto në Instagram, aty ku shihet duke ngrënë byrek të cilin e shoqëron me kos. Ai tregon se po përgatitet për një javë vështirë, kur e pret presin një sërë takimesh me liderët shqiptarë.

Përveç përballjes me presidenten Osmani, ai do të takohet për herë të parë në Bruksel këtë javë edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe atë të Shqipërisë Edi Rama, në kuadër të një samiti të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

“Byrek dhe kos, përgatitje e shkëlqyeshme për javën e vështirë përpara. Ne kemi takime të rëndësishme e besoj dhe të suksesshme në Lubjanë, Bruksel dhe Pragë. Parimet politike janë forca jonë, dhe bashkëpunimi me Europën dhe botën na garanton siguri ekonomike dhe një të ardhme më të mirë për ne. Rroftë Serbia”, shkroi Vuçiç në krah të fotos.

Media në Kosovë shkruajnë se zgjedhja e “byrekut dhe kosit”, një gatim tradicional i trevave shqiptare ishte një mesazh për liderët shqiptarë dhe takimet e vështira që i presin të gjitha palët këtë javë.

Çfarë pritet nga samiti?

Në prag të këtij samiti Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka zhvilluar disa vizita përgatitore nëpër vendet e rajonit. Ai zhvilluar së fundmi një takim edhe me presidentin e Kroacisë Zoran Millanoviç, në Bled të Sllovenisë. Millanoviç është shprehur se qëllimi i takimit është që të ndihmohet fqinjëve që “të hyjnë në BE sa më shpejtë dhe sa më lehtë të jetë e mundur,”.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë në prag të takimit se me rëndësi të madhe është që të formohet një qëndrim i përbashkët për zgjerimin më të shpejtë të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe në të njëjtën kohë të ketë edhe qëndrim më t fortë për reformat që duhet të ndëmarrin vendet e rajonit.

“Nëse do të kemi sukses në këtë drejtim do të jetë një arritje dhe një shpërblim për kurajon e këtij procesi, pasi shumiça e liderëve nga rajoni para dhjetë vjetësh nuk kishin fare raporte dhe nuk bisedonin me njeri tjetrin”, ka thënë, Pahor duke paralajmëruar se do të ketë biseda të hapura në këtë samit.

Ai ka shprehur bindjen se përfundimet që do të miratohen do të jenë një hap i madh përpara në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Por, burimet diplomatike kanë thënë se ka pengesa për miratimin e deklaratave të përbashkëta pasi është kërkuar që të gjithë të zotohen kundër ndryshimit të kufijve në rajon.

Ky formulim i është dukur i pa pranueshëm Serbisë e cila ka kërkuar që të shtohet edhe pjesa që duhet të respektohen “kufijtë e njohur nga OKB-ja”, duke sugjeruar kështu se kjo nuk do të vlente për Kosovën pasi ajo nuk është anëtare e OKB-së.

Sipas draftit të kësaj deklarate të përbashkët do të bëhet ftesë për një qasje të përbashkët në procesin e zgjerimit të BE-së. Po ashtu edhe për bashkëpunim më të madh mes vendeve të rajonit. Gjatë ditës, në margjina të samitit në Bërdo, do të zhvillohen edhe një varg takimesh bileterale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë