Ekonomi

Euro po rrezikohet vetëm nga pesimizmi i Bankës Europiane

Gjatë javës së kaluar euro vazhdoi të ulej edhe më shumë se një javë më parë. Në muajin prill euro dukej më e konsoliduar dhe lidhjen me mbarëvajtjen e obligacioneve gjermane me maturim 10 vite.

Reagimet e tepërta nga SHBA-ja për ndihmat e munguara kundrejt fermerëve shtypi dollarin amerikan. Më pas tregjet amerikane u stimuluan nga presionet inflacioniste dhe nga rritja  e vrullshme e IÇK-së, Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

Gjithësesi, Banka Federale në SHBA dhe ajo Qendore në Europë nuk janë akoma të sigurt për të shkëputur ndihmën ekonomike dhe për të ndryshuar politikat monetare.

Banka Europiane heziton të ndryshojë politikat pasi i druhet minimizimit të efektit të fondit ndihmës dhe si rrjedhojë të ulë akoma më shumë euron. Europa është akoma “në ajër” pasi rezultatet e PBB-së dhe inflacionit mund të shihen vetëm në javët në vijim. BQE-ja duhet të mbajë nën kujdes Indeksin e Çmimeve të Konsumatorit.

Kryeekonomistja Lagarde vazhdon të mbetet pesimiste për të ardhmen e euros, por ekonomistët e CIT Economy, thonë se shëndeti financiar po nënvlerësohet. Fuqia e rimëkëmbjes është më e madhe nga se e nxjerr BQE-ja.

Kështu, euro po bën thirrje për një analizë më thelbësore të saj.

Burimi:DailyFX


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë