Ekonomia e SHBA-së po ecën vrullshëm paralelisht me rritjen e punësimit dhe shpenzimet e konsumatorëve, ndikuar nga mbarëvajtja e procesit të vaksinimit.
Vetëm gjatë muajit mars çmimet e konsumit u rritën me 0.6% krahasuar me muajin shkurt, rritja më e madhe që nga viti 2012. Kjo u stimulua nga rritja e çmimit të naftës dhe IÇK-së që përfshin ushqimet dhe energjitikën. Çmimet e sektorit të shërbimeve kanë vazhduar të rriten, 4.4% vetëm në një muaj. Ekonomistët kanë parashikuar se deri në fund të majit, inflacioni do të arrijë në 4%, ndërkohë Banka Federale synonte deri në 2%. Çdo nxitje tjetër në ekonomi do ta çojë në tejkalim.
Rrugëtimi i inflacionit është më i rëndësishëm se kurrë në këto momente sepse ekonomia rrethohet vetëm nga pasiguri. Heqja e masave anti-Covid, ndihma ekonomike e shpërndarë dhe politikat e reja monetare të Bankës Federale po eksperimentojnë me inflacionin.
Shumë ekonomistë të vjetër, kanë paralajmëruar për rreziqet që do të sjellë një inflacion i lartë.
Banka Federale dhe Shtëpia e Bardhë besojnë se rritja e inflacionit do të jetë e përkohshme. Tregjet financiare nuk kanë një siguri të tillë. Ata i frikëson dhe inflacioni i lartë dhe rritja e mundshme e normave të interesit.
Gjatë shkurtit të vitit 2020, në SHBA 8.4 milionë njerëz humbën vendet e tyre të punës. Ndërkohë, niveli u punësimit u rrit me 6.1% një vit më vonë. Nëse ekonomia ka të tjera veprimtari të paparashikuara inflacioni do të rritet më shpejt.
Burimi: The Economist
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje