Kosova

Gjermania nis përgatitjet për dialogun Kosovë-Serbi

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duket të jetë një ndër prioritetet e agjendës ndërkombëtare të Gjermanisë. Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Jashtëm gjerman Haiko Mass kanë zhvilluar të martën një bisedë telefonike, ku kanë diskutuar për nisjen sa më parë të bisedimeve dhe formatin e tyre.

Mass ka theksuar senë muajin qershor është parashikuar rifillimi i bisedimeve, i cili do të shënojë përballjen e parë të drejtëpërdrejtë të kryeministrit Albin Kurti dhe presidenti Vuçiç. Përgatitja e këtij takimi mësohet po shihet me kujdes si nga Kosova ashtu dhe nga vendet e Bashkimit Europian, sidomos Gjermania. Kjo çështje ka qenë pjesë edhe takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së dy ditët e fundit.

Në një mesazh në Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë citon ministrin Heiko Maas të ketë thënë gjatë bisedës telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se “perspektiva evuropiane e Ballkanit Perëndimor është një çështje thelbësore për politikën e jashtme të Gjermanisë dhe se dialogu me Serbinë, është kyç. Presim të fillojmë nga puna.”

Ndërsa në njoftimin e tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e përmend çështjen e dialogut me Serbinë si pjesë të bisedës.

“Telefonatë produktive me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.” – shkruan Kurti, duke theksuar perspektivën e Kosovës dhe marrëdhëniet e fuqishme dypalëshe.

Gjermania është një nga vendet që ka pasur një vëmendje të madhe ndaj këtyre bisedimeve dhe qëndrimi i saj ka qenë i qartë kundër çdo ndryshimi kufijsh në rajon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë