Komisioni Europian ka përditësuar sërish parashikimet e tij ekonomike për dy vitet e ardhshme, pasi fushata e vaksinimit po ndihmon Eurozonën të rikuperohet nga goditja që dha pandemia.
Eurozona do të zgjerohet me 4.3% këtë vit dhe 4.4% në 2022, tha KE. Ky parashikim është më i lartë në krahasim me atë të mëparshmin ku rritja konsiderohej 3.8% për të dy vitet.
Si rezultat, të gjitha vendet anëtare pritet të arrijnë nivelet e tyre të prodhimit para krizës deri në fund të vitit të ardhshëm, pas një rënie historike prej 6.6% në 2020.
Pikëpamja më e fortë u nxit nga nivelet në rritje të vaksinimit, perspektiva e masave të lehtësuara në të gjithë rajonin si dhe përmirësimi i kërkesës për eksport të nxitur nga një reagim global.
“Hija e Covid-19 po fillon të hiqet nga ekonomia e Europës, ” -tha Paolo Gentiloni, komisioneri i ekonomisë i BE.
“Pas një fillimi të dobët të vitit, ne projektojmë një rritje të fortë si në 2021 ashtu edhe në 2022. Mbështetja fiskale ka qenë dhe mbetet thelbësore për të ndihmuar punëtorët dhe kompanitë e Europës për të përballuar stuhinë.”
Europa rrëshqiti në një recesion të dyfishtë në fillim të këtij viti mes bllokimeve të reja dhe paqartësirave për shpërndarjen e vaksinimit. Sidoqoftë, provat se ekonomia po rimerr veten janë duke u shtuar më shumë kohët e fundit sipas komisionit, i cili përmendi se sondazhet e biznësit dhe ndjenja e konsumatorit janë përmirësuar.
Lehtësimi i mëtejshëm i masave të kontrollit të kombinuara me pagesa të parakohshme nga fondi i rimëkëmbjes do të thotë që ekonomitë do të rikuperohen në tremujorin e tretë, duke përfshirë sektorin e madh të turizmit i cili do të përfitojë nga kthimi në “pothuajse normalitetin e aktiviteteve shoqërore gjatë verës”, sipas komisionit.
Rritja më e fortë globale, e drejtuar pjesërisht nga paketat stimuluese të SHBA-së dhe rritja e përmirësuar në Kinë, do të ndihmojnë gjithashtu në ngritjen e sektorit të eksportit të BE-së dhe do të kontribuojë në rimëkëmbjen.
Ekonomia e gjerë e BE do të rritet 4.2% në 2021 dhe 4.4% në 2022, sipas parashikimit. Shkalla e papunësisë së bllokut do të arrijë në 7.6% këtë vit përpara se të shkojë në 7% në 2021.
Spanja, e cila ishte ekonomia më e goditur e BE vitin e kaluar, duke humbur më shumë se 1/10 e prodhimit të saj, do të rritet me 5.9% në 2021 dhe 6.8% në 2022, sipas parashikimit të ri.
Italia është vendosur të zgjerohet me 4.2 % këtë vit dhe 4.4% tjetër.
Gjermania, e cila pësoi një tkurrje shumë më të vogël të vitit 2020, mund të rritet 3.4% në 2021 dhe 4.1% në 2022. Franca është në majë të zgjerimit me 5.7% këtë vit dhe 4.2% vitin e ardhshëm.
Në total, programi gjashtë-vjeçar duhet të paguajë rreth 140 miliardë euro të granteve gjatë dy viteve të mbuluara nga parashikimet e komisionit. Kjo duhet të japë një rritje prej 1.2% të PBB-së, sipas parashikimit.
Kriza do të vazhdojë të ushtrojë një tendosje masive në financat publike, megjithatë, me deficitin e përgjithshëm të Eurozonës i cili parashikohet të rritet me 8% të PBB-së këtë vit.
Sipas parashikimeve kjo do të përgjysmohet vitin e ardhshëm në 4%, por trashëgimia e programeve të mëdha të shpenzimeve të qeverisë do të mbetet ende e madhe.
Raporti i përgjithshëm i borxhit publik ndaj PBB-së në zonën e euros do të mbetet mbi 100% këtë dhe vitin e ardhshëm, tha komisioni.
Vendet anëtare të BE do të përballen me një debat të tensionuar më vonë këtë vit rreth asaj se si të zbrapsin me shpejtësi programet e tyre stimuluese dhe nëse do të reformojnë rregullat fiskale të bllokut, të cilat do të qëndrojnë pezull deri në 2023.
Midis rreziqeve për parashikimin, komisioni tha se ekziston mundësia që qeveritë do të vendosnin të qetësojnë paketat e tyre të mbështetjes ekonomike shumë shpejt.
Efektiviteti i vazhdueshëm i vaksinave dhe evolucioni i pandemisë do të luajë gjithashtu një rol kritik në përcaktimin nëse parashikimi i azhurnuar i BE-së do të realizohet.
Burimi: Financial Times, përshtati Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje