Me vetëm një skanim të një kodi QR të Alipay nga kompania Alibaba, transaksioni i pagesave merr vetëm 1 sekond. Kjo mënyrë pagese është bërë për të lehtësuar punën e qytetarëve kinezë në SHBA dhe janë komplekse për tu përdorur nga qytetarët amerikanë. Por kjo metodë pagese po përdoret gjerësisht dhe jashtë zonës së menduar.
Dollari është i përhapur sepse të gjithë e përdorin atë, nafta blihet me dollar, tregtia e jashtme po ashtu. Kontratat ndërkombëtare bëhen në dollar . Tregjet financiare botërore janë rritur me shpejtësi dhe masë duke bërë dhe dollarin valutën dominante në botë. Kjo gjë po i jepte Amerikës pushtet në tregjet globale.
Një rrugëtim i tillë mund t’ia lerë vendin juanit kinez, ndihmuar edhe nga turistët.
“Nëse miliona turistë që ikin në Azinë jugore do të përdorin Alipay për të kryer pagesat, gradualisht ato do të orientohen drejt transaksioneve në juan”,-tha Jean-Pierre Landau, nga Banka Qendrore e Francës.
Paratë digjitale mund të dëmtojnë hegjemoninë e dollarit , por arsyeja pse Kina apo vende të tjera po digjitalizojnë edhe paranë fizike është për të mirë. Kina po mendon të rezistojë në një kohë kur paraja e thatë po zhduket dhe duhet të shmangë fuqizimin e përpunuesve të të dhënave. Ndoshta para digjitale do të përdoret për promovimin e një valute ose për të konkurruar dollarin.
“Arsyeja e parë pse krijuam paranë digjitale, është të mbrojmë sovranitetin e parasë sonë”,- tha Mu Changchun, Guvernatori i Bankës së Kinës. Ai shtoi se bankat qendrore janë frikësuar nga ideja e parave digjitale, por kjo nuk do të thotë që një bankë të heqë autoritetin e saj per politikat monetare.
Nëse Kina do të synonte një globalizimi të monedhës së saj digjtale do të kishte shumë pengesa. Që nga viti 2018 Kinës i është dashur të pastrojë të gjitha pagesat për celular përmes një politike kleringu, mbikëqyrur nga rregullatorët. Qeveria gjithashtu ka kërkuar që ata të dorëzojnë të dhëna për transaksionet dhe huazimet e klientëve të tyre. “Duhet ta mendosh dy herë nëse do të bësh transaksione me qendër në Kinë sepse politikat e privatësisë janë të ndryshme”,-tha Landau.
Ka dy mënyra racionale për ndërhyrjen e qeverisë në këtë proces. E para është moslejimi i monopolizimit nga kompanitë e big tech dhe e dyta, survejimi nga qeveria.
Një rrezik më i madh vjen nëse edhe valutat tjera vazhdojnë të digjitalizohen. Turqit mund të kthenin të gjithë milionat e tyre në digjitale kur Erdogan hoqi Guvernatorin e Bankës në mars dhe vendi u fut në një kaos financiar.
“Është e rëndësishme të dijmë që përveç Kinës, vendet që po joshen nga kriptovaluta janë ekonomi të masës së mesme në zhvillim të vrullshëm”,- tha Landau. “Janë shumë të mëdha për të pranuar humbjen e autonomisë monetare dhe mjaftueshëm të vogla për të rrezikuar nga një kriptomonedhë e huaj. Ndoshta nuk kanë rrugë tjetër”.
Burimi:The Economist
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje