Pandemia COVID-19 nuk ka ndikuar në uljen e numrit të shqiptarëve të Kosovës që vendosin të kalonin fundjavën në Shqipëri.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka thënë se që nga dita e premte, mbi 30 mijë qytetarë nga Kosova kanë shkuar kalaur kufirin për në Shqipëri.
“32 mijë e 163 shtetas të Kosovës kanë shkuar në Shqipëri këtë fundjavë, 5 mijë prej tyre vetëm ditën e diel”, ka thënë Minxhozi.
Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë në Shqipëri, duke u ndalur në një restorant në Fishtë të Lezhës. Ajo duket se ka shijuar gatimin tradicional të zonës dhe motin e ngrohtë duke postuar edhe fotografi në rrjetet sociale.

Në fakt një numër i madh i shqitarëve të Kosovës kishin vendosur ta kalonin fundjavën në Shqipëri edhe kur Qeveria e kryeministrit Albin Kurti vendosi masat anti-COVID për 12 ditë.
Që nga muaji mars i vitit të kaluar Kosova dhe Shqipëria po vazhdojnë të përballen me Covid-19 dhe asnjë prej vendeve nuk ka mundur ta rikthejë turizmin në nivelin e dikurshëm. Megjithatëm ndryshe nga Kosova, Shqipëria ka vaksinuar një numër më të madh të qytetarëve, ndërkohë që Prishtina ka marrë vetëm një dergesë prej rreth 20 mijë vaksinash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




