Kosova

Haradinaj: Nëse Kosova nuk anëtarësohet në OKB dhe NATO të bashkohemi me Shqipërinë

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj është ndalur sërish tek bashkimin kombëtar, duke deklaruar se nëse Kosovës nuk i hapet rruga për anëtarësimin në OKB dhe NATO, duhet të bashkohet me Shqipërinë.

Deklarata e Haradinaj erdhi gjatë manifestimit qendror në Verrat e Llukës së Deçanit, ku u bë pajtimi i gjaqeve 22 vite më parë.

“Një vend të rëndësishëm në këto lëvizje për liri dhe çlirim e kanë ata që e kuptuan rëndësinë e pajtimit ndër shqiptar…ne atë kohë e mundëm një armik atë që kishim mes nesh vëllavrasjen, por së shpejti duhet të përballeshim me një regjim vrastar të Milloshevicit… kurrë në jetë shqiptarët nuk kanë qenë më afër një organizimi të sigurisë, çfarë është NATO, Shqipëria është NATO e ne jemi afër NATOS, edhe Kosova duhet të jetë në NATO…Nëse Kosovës nuk i mundësohet anëtarësimi në OKB, anëtarësimi në NATO ne duhet të bashkohemi me Shqipërinë”, tha ai

Pjesë e këtij manifestimi ishte edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili tha se dita e pajtimit të gjaqeve është ngjarja më madhështore që i ka ndodhur kombit.

Haradinaj e ka patur bashkimin Kosovë-Shqipëri premtimin kryesor të fushatës së tij për zgjedhjet e 14 shkurtit, duke u zotuar se nëse zgjidhej president do të mbante referendum për bashkimin kombëtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë