Bashkimi Europian u fut në një recesion të thellë me fillimin e vitit 2021 pasi kufizimet e pandemisë mbetën në fuqi dhe mbajtën peng aktivitetin ekonomik të bizneseve dhe mundësinë e shpenzimeve të klientëve.
Vendet më të mëdha të Bashkimi Europian kane ngelur pas me rikuperimin ekonomiko-social nga Covid-19. Ekonomia e vendeve të BE-së ra tri herë me 0.6% vetëm tremujorin e parë të vitit. Në kontrast, ekonomia e SHBA-se u rrit me 6.4%.
Fondi 800 miliard euro i vendeve të BE-së mund të ndihmojë në rritje, por nuk do të shpërndahet të paktën deri në sezonin veror. Fillimisht Komisioni Europian duhet të miratojë projeksionet e dërguara nga vendet përfituese se si do t’i shpenzojnë efektivisht pjesën që do të përfitojnë. Më pas vendimi do të ratifikohet nga vendet anëtare.
Njëkohësisht, Banka Qendrore e Europës po mban lart nivelin e shitjeve të obligacioneve për të mbrojtur rajonin nga kostot e larta të huamarrjes që po stimulohen nga rritja ekonomike e SHBA-së.
Vetë ekonomia e zonës së euros nuk pritet të rikuperohet deri në vitin 2021. Ekspertët thonë se vetëm shitja e obligacioneve nuk do të ndihmojë sepse stimuli në inflacion është akoma i dobët dhe ndihma monetare është ende e nevojshme.
Vendet si Italia, Portugalia, Gjermania dhe Republika Çeke u përballën me tkurrje të inflacionit dhe PBB-së.
Burimi: Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje