Stoku i lartë dhe rritja e interesave në tregun e brendshëm për instrumentet afatshkurtra ka vënë nën presion shërbimin e borxhit.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në tremujorin e parë të vitit, normat e interesit u rritën për bonot e thesarit të të gjitha maturimeve dhe obligacioneve dy dhe tre vjeçare në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja më e madhe e normës së interesit është vënë re në obligacionet dyvjeçare, të cilat u maturuan me një interes mesatarisht 0.37 pikë përqindje gjatë tremujorit të parë të vitit 2021, më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Gjatë harkut kohor janar-mars 2021, obligacionet 3-vjecare u emetuan me një normë interesi mesatare 3.04 %, e cila ishte 0.36 pikë përqindje më lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Bonot e thesarit 12 mujore u emetuan me një normë interesi 0.18 pikë përqindje më të lartë se e njëjta periudhë e vitit 2020 dhe ato me maturim 6 mujor me një normë interesi 0.34 pikë përqindje më të lartë se tremujori i parë 2020.
Rritja ishte më e lehtë për maturimin tremujor me vetëm 1.16 pikë përqindje, instrument i cili nisi riemetimin gjatë vitit të kaluar pas disa vitesh mospërdorimi, për shkak të nevojave që gjeneroi për likuiditet kriza pandemike.
Rritja e interesave në tregun e brendshëm këtë vit u nxit nga financimi i deficitit buxhetor me të brendshëm. Financimi i deficitit nga burimet e brendshme ishte në vlerën e 17 miliardë lekëve nga vetëm 10 miliardë lekë që ishte financimi në vitin 2020.
Stoku i borxhit publik u rrit në tremujorin e parë të 2021 me 45,7 miliardë lekë ose rreth 372 milionë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje