Gjatë tremujorit të parë të vitit 2021,sipas të dhënave të Ministrisë së Financave stoku i borxhit publik i Shqipërisë u rrit vrullshëm duke u shtuar me 327 milionë euro. Kjo rritje për një kohë të shkurtër, vlerësohet sa 41% i të gjithë rritjes së borxhit publik gjatë vitit 2020.

Stoku i borxhit publik arriti në vlerën e 1.26 trilionë lekëve në fund të marsit 2021, nga 1.24 trilionë që ishte në fund të vitit 2020.
Ministria e Financave tregon se rritja e borxhit u stimulua nga një kredi 90 milionë euroshe nga Komisioni Europian për lehtësimin e pasojave që pati pandemia në ekonomi dhe kredia prej 82 milionë eurosh nga IBRD në mbështetje të turizmit.
Një rritje prej rreth 50 milionë eurosh është krijuar nga rivlerësimi i kursit të këmbimit dhe pjesa tjetër prej 18 miliardë lekësh rreth 150 milionë euro është huaja shtesë që u mor në tregun e brendshëm.
Borxhi publik në raport me PBB-në arriti në 78% në fund të 2020-s, nga 66.2% në fund të 2019-s.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje