Në raportin e fundit ekonomik për rajonin, Banka Botërore vlerëson se rindërtimi dhe stimujt e lidhur me COVID-19 ndikuan në zbutjen e tronditjeve në Shqipëri, por hapësira fiskale u ngushtua.
Me tkurrjen e shpejtë të turizmit dhe shërbimeve, PBB-ja u zvogëlua me rreth 3.3%.
Banka vlerëson se pas vitit 2021, situata fiskale mund të përkeqësohet nëse mbledhja e të ardhurave nuk rritet. Në këtë rast, qeverisë mund t’i duhet të ulë shpenzimet kapitale për të mbajtur nën kontroll raportin e borxhit ndaj PBB-së.
Investimet u tkurrën me 1.8% në vitin 2020, konsumi privat ra me 2.4%, vizitat turistike ranë me 60% ndërsa eksportet e mallrave u ulën me 6.7%.
Inflacioni ka qëndruar nën kufirin e synuar, megjithëse pas izolimit ai filloi të reflektojë kosto më të larta në transport dhe prodhim duke arritur në 1.6 për qind në vitin 2020.
Sektori i shërbimeve, i udhëhequr nga turizmi dhe ndërtimi, pritet të jenë nxitësit kryesor të rimëkëmbjes.
Deficiti i llogarisë korente pritet të ngushtohet në 7.7% të PBB-së në 2021 duke u ulur më tej në 6.4%, në linjë me trendin e periudhës para krizës dhe nxitur nga përmirësimet e parashikuara në bilancin tregtar.
Eksportet e shërbimeve, veçanërisht turizmi dhe operacionet e procesit të biznesit me zgjerim të shpejtë, duhet të çojnë në ngushtim të deficitit tregtar në periudhë afatmesme.
Rritja e importit në 2021 do të jetë e lartë në 15,8% si rezultat i përshpejtimit të investimeve në infrastrukturë. Me rigjallërimin e aktivitetit ekonomik, të ardhurat parashikohet të rriten në 27.6% të PBB-së gjatë periudhës 2021-22.
Në 2021, parashikohet një ulje e lehtë e borxhit publik të Shqipërisë, në 77.3% të PBB-së. Perspektiva e punësimit varet së tepërmi nga rimëkëmbja e sektorëve të shërbimeve dhe nga rindërtimi, ku vendet e punës janë kryesisht me pagë të ulët dhe të ekspozuar ndaj pasigurisë ekonomike, thuhet në raportin e Bankës Botërore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje