Banka e Shqipërisë ka raportuar se politika monetare e ndjekur nga ajo ka kontribuar në zhvillimin e ekonomisë gati 1 pikë përqindje, 0.83 pikë përqindje. Në rrjedhën e inflacionit ka ndikuar me 0.7 pikë përqindje dhe në kursin e këmbimit me 0.6 pikë përqindje.
BSH-ja tregon se për të treguar efektin e politikës monetare në rritjen e PBB-së janë kryer dy ushtrime. Në ushtrimin e parë është vlerësuar efekti i politikës monetare në normat e interesit në monedhën vendase dhe, më tej, ndikimi i këtyre të fundit në aktivitetin ekonomik; në ushtrimin e dytë është përftuar ndikimi që politika monetare ka mbi kursin nominal të këmbimit; më tej, duke përdorur rezultatet e ndikimit të politikës monetare në aktivitet ekonomik dhe në kurs këmbimi është vlerësuar ndikimi i politikës monetare në inflacion.
Banka shton se në mungese të politikës monetare, viti 2020 do të thellonte më shumë dëmin në ekonominë shqiptare dhe rezultoi 3.7 pikë përqindje më e lartë.
Politika monetare ndikuan presionin inflacionist ku inflacioni vjetor për vitet 2017-2020 vlerësohet të jetë mesatarisht 0.7 pikë përqindje më i lartë si rezultat i ndikimit të politikës monetare. Intensiteti i ndikimit është përforcuar gjatë viteve 2019-2020, në mesatarisht 1 pikë përqindje, krahasuar me 0.2 pikë përqindje në vitin 2017. Sipas Instat, për vitin 2020 inflacioni mesatar rezultoi 1.6%; sipas vlerësimeve të BSH, në mungesë të stimulit monetar norma e inflacionit do të ishte vetëm 0.6%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje