Sociale

Pediatria e re e Tiranës, Rama-Manastirliu: Bëhemi gati për autonominë spitalore

Kryeministri Edi Rama bashkë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar Pediatrinë e re në QSUT. Manastirliu tha se ka përfunduar faza e para e projektit të Pediatrisë së Tiranës, ndërkohë që do të pajisjet me të gjitha aparaturat e nevojshme për të ofruar standardet më të larta të shërbimit.

“Kemi përfunduar fazën e parë të projektit të madh të Pediatrisë së Tiranës, ku godina e re tashmë ka përfunduar investimin”, shpjegoi Manastirliu.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se do të rrisë përsëri pagën me 40% për mjekët. Ai tha se ajo që do t’u sjellë shumë me tepër, është autonomia spitalore, që përfundimisht spitalet të vetëadministrohen.

“Ministria e Shëndetësisë thjesht do të rrijë në nivelin e politikave edhe të administrimit të burimeve njerëzore. Ndërkohë që gjithë pjesa e funksionit do të jetë funksion i brendshëm. Kështu do të ndodhë ajo që ka ndodhur në Turqi edhe në vende të tjera, që paga pastaj bëhet pagë sipas punës. Kemi filluar punën me turqit për gjithë legjislacionin e ri. Por do ta diskutojmë me ju”, shtoi Rama.

Korpusi Pediatrik do të ketë 200 shtretër dhe do t’u shërbejë rreth 130 mijë fëmijëve që marrin shërbim çdo vit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë