Sociale

Mbërrijnë mbi 216.000 vaksina të tjera. Rreth 703 mijë doza në Shqipëri

Kanë mbërritur të hënën në Aeroportin “Nënë Tereza” 208 mijë doza të tjera të vaksinës Coronacvac, të Sinovac. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj deklaruan se deri tani janë më shumë se 703 mijë vaksina që kanë mbërritur në Shqipëri.

“208 mijë vaksina sapo kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare me distributorin e autorizuar të vaksinës Coronavac, Sinovac. Tashmë kemi përfunduar gjithë lëvrimin e kësaj kontrate, duke siguruar në total për këtë kontratë 500 mijë doza vaksine dhe në tërësi sot në Shqipëri, nga moment i parë i fillimit të procesit të lëvrimit të vaksinave të kontraktuara nga qeveria shqiptare”, – tha Manastirliu.

Po ashtu, mbrëmjen e së hënës mbërritën edhe mbi 8.190 doza të tjera nga kontrata me Pfizer.  “Edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer mbërritën në mbrëmje, duke arritur 703,550 doza vaksinash në vend. Deri tani, me ekipet tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 345,934 vaksinime dhe do të vijojmë pa u ndalur, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, njoftoi Manastirliu në Fb.

Ndërkohë, po vijon me kalendar të kombinuar vaksinimi masiv, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 333,330 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej të cilëve 251,726 vaksinime për persona mbi 60 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë