Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar kundër masave të marra nga qeveria e Kosovës për kufizimin e orarit nga ora 22:00 deri në 05:00, si veprim irracional dhe të dëmshëm. Masat janë caktuar nga data 7 prill derj më 18 prill dhe sipas AKB-së do të dëmtojë rëndshëm ekonominë e Kosovës. Shërbimet e gastronomisë do t’i duhet të pezullojnë aktivitetin fizik dhe mund të operojnë vetëm me delivery.
Agim Shahini kryetari i AKB-së, ka thënë se humbja që do të pësojë bizneset nuk do të mund të mbulohet asnjëherë. Viti 2021 ishte e vetmja mundësi shpëtimi për bizneset, sipas tij.
“Aleanca Kosovare e Biznesit vlerëson se qeveria e vendit duhet të kujdeset qoftë për shëndetin publik ashtu edhe për mirëqenien sociale dhe ekonomike, prandaj në kuadër të saj sot ajo do të tenton që të merr një vendim që do të kufizon lëvizjet dhe punën e disa sektorëve gjë që kjo do të dëmton rëndë ekonominë edhe ashtu të dëmtuar, të ngarkuar me humbje të një pas njëshme qoftë nga Covid-i, apo edhe nga mos mbështetja e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe mbyllja e paralajmëruar prej 12 ditë ne si AKB e vlerësojmë një mbyllje jo racionale, një mbyllje të pa analizuar ekonomikisht mirë dhe të pa mbuluar humbjet të cilat do ti kenë operatorët e ndryshëm ekonomik e që janë të lidhur me ta. Në shumë vende është bërë kufizimi dhe mbylljet por kanë pasur shumë arsye dhe shumë mbështetje nga institucionet shtetërore, sektorët dhe operatorët ekonomik të ndryshëm”.
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka paralajmëruar për një protestë të mundshme pasi “dëmet po i shkakton politika dhe faturat po i paguan gastronomia.”
Nga ana tjetër, nënkryetari i Odës, Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Skënder Thaçi ka vendosur protesta me 18 prill nëse nuk lejohen dasmat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




