Në një ceremoni të thjeshtë, të diktuar nga masat shtrënguese anti-COVID, Vjosa Osmani mori sot zyrtarisht detyrën si Presidente e Kosovës.
E shoqëruar nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ajo mori në shenjë simbolike Kushtetutën e Kosovës, të cilën gjatë pesë viteve të ardhshme ajo do të garantojë respektimin e saj.
Në ceremoni ishin të pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti, teksa nuk munguan as familjarët, ku ranë në sy dy vajzat binjake të Osmanit.
Osmani ka parakaluar pranë gardës së FSK-së së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjfuca.
Në ceremoni janë duke marrë pjesë ambasadorë të disa vendeve dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.
Vëmendje në këtë ceremoni ka marrë edhe vendosja e flamurit Dardan afër flamurit të Kosovës.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



