Seanca për votimin e Vjosa Osmanit për presidente ka dështuar. Edhe pse opozita kishte dhënë mbështetjen paraprake për votimin e zonjës Osmani, presioni i qeverisë Kurti për miratimin e ndryshimit të ligjit zgjedhor, duket se ka bërë që një pjesë e deputetëve të mos merrnin pjesë në seancë.
Lidhja Demokratike e Kosovës tha se do të votonte për uljen e ish-kandidaten së saj në karrigen e presidentit, përplasjet për shkak të nismës së kryeministrit Kurti për ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve bënë që votimi të shtyhej për të shtunën.
Propozimi për ligjin zgjedhor, i aprovuar në Komisionin Legjislativ, nuk ka arritur të kalojë në seancën e mbajtur të premten mbrëma në Kuvendin e Kosovës. Me 39 vota kundër, ky projektligj nuk arriti të kalojë fillimisht në Kuvend. Lëvizja Vetëvendosje ka refuzuar kërkesën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për tërheqjen e iniciativës së ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje, duke bërë që deputetët e LDK-së të mos merrnin pjesë në seancë.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë pas përfundimit të seancës se kryeministri Albin Kurti ka kërcënuar demokracinë në Kosovë.
“U synua që të kërcënohet demokracia dhe rendi kushtetues. Nëpërmjet arrogancës u synua të shantazhohen deputetët e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Gashi. “Ne jemi këtu për të mbrojtur rendin dhe ligjin. Nëse ky ligj nuk tërhiqet, kryeministri Kurti do ta çojë vendin në zgjedhje. Albin Kurti ka frikë të qeverisë me vendin, edhe pse ka mjaftueshëm deputetë”, ka thënë Gashi.
LDK paralajmëroi para seances se Kosova mund të shkojë në zgjedhje nëse Kurti vazhdon me shantazhin ndaj opozitës. Seanca për ndryshimin e këtij ligji, që i mundëson diasporës të votojë në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës nëpër botë po mbahet para se deputetët të votojnë për presidentin e ri të vendit. Megjithatë, nëse ky ligj nuk do të miratohej dhe nëse LDK nuk do të merrte pjesë në seancë, Lëvizja Vetëvendosje do ta kishe të pamundur të zgjedhtë presidentin e ri të vendit.
Për zgjedhjen e presidentit kandidon Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, të dy pjesë e Listës së Vjosa Osmanit, e cila kandidoi në zgjedhjet e 14 shkurtit si pjesë e Listës së Lëvizjes Vetëvendosje.
“Nga vullneti i shprehur i deputetëve të Republikës kemi konfirmimin se janë 80-të të vullnetshëm që të marrin pjesë në procesin e votimit”, tha VV në një deklaratë përpara seancës.
Edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi thotë se ka siguruar votat dhe kuorumin e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit. Kusari-Lila tha se procedimi i ndryshimit të Ligjit për zgjedhjet para zgjedhjes së presidentit, nuk është shantazh për partitë e tjera, por mbajtje “e premtimit elektoral”.
“Në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit, është e pashmangshme shkuarja në zgjedhje”, shtoi ajo.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një seance plenare të mbajtur të premten, paralajmëroi se vendi do të shkojë në zgjedhje nëse nuk zgjidhet presidenti i ri. Ndërkohë gjatë mbledhjes së kryesisë së kuvendit, ku është shqyrtuar kërkesa për Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, nënkryetari i kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se e kupton rëndësinë e reformës zgjedhore, por nuk pajtohet që kjo çështje të trajtohet me urgjencë, pa pasur mundësi që edhe institucionet e tjera, siç është Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe shoqëria civile, të japin kontributin e tyre.
Kundër ndryshimit të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme është shprehur edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se ata do ta kundështojnë të njëjtin edhe gjatë senacës.
“Vetëm në sisteme totalitare, në sisteme ku ka deficite serioze të demokracisë, nxirret për amendamentin dhe ndryshim një ligj i cili rregullon të drejtën themelore për të qenë të zgjedhur dhe për të zgjedhur. Është e papranueshme për ne që në rrethana ku ky ligj nuk është absolutisht prioritet, të ballafaqohet kuvendi dhe partitë politike me një ndryshim të tillë”, tha Tahiri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




