Çanta prej lëkure e Telfar, e quajtur “çanta e blerjes”, e cila fitoi çmimin për modelin e vitit 2020 të Muzeut të Dizajnit, është vlerësuar për theksimin e rëndësisë së stilit të ngjyrave të zeza si dhe bashkimin e produkteve luksoze me produktet që mun të përballohet nga cdokush. Oprah Winfrey dhe Alexandria Ocasio-Cortez janë dy nga personazhet që e duan, ndërsa revista Dazed and Confused e quajti çantën “aksesori më i rëndësishëm i dekadës”.
Ngjashmëritë vizuale midis dy çantave të dorës janë shumë të dukshme. Çanta e Guess, shitur në të kuqe, gri dhe të zezë, ka një logo rrethore në formë G të ngjashme me logon Telfar TC dhe forma e saj e veçantë drejtkëndëshe është shumë e ngjashme me çantën Telfar.
Komentuesit e kanë sulmuar Guess duke thënë se kanë vjedhur nga Telfar që ndër të tjera njihet për mbështetjen e saj për njerëzit me ngjyrë duke qenë se dhe pronari i markës, Telfar Clemens, është me ngjyrë.
“Ndaloni vjedhjen nga dizajnuesit me ngjyrë”, shkroi një nga komentuesit në internet.
“Markat e modës më të njohura kanë filluar të vjedhin nga dizajnerët inovativë”, shkroi një tjetër.
Antoine Gregory, themeluesja e Panairit të Modës nga njerëzit me ngjyrë ka thënë se gjithë kjo është racizëm.
“Unë mendoj se pjesa më e bezdisshme dhe gjithashtu interesante e kësaj është fakti që një kompani si Guess ka kapital dhe burime për të prodhuar këtë çantë në sasi të mëdha kur dizajnuesi i vërtetë nuk mundi”, shkroi ajo.
Në një deklaratë për Guardian, Guess tha se do ndalonte shitjet e çantës.
“Disa në mediat sociale kanë krahasuar çantat tona me çantat e Telfar. Ne nuk dëshirojmë të krijojnë ndonjë pengesë për suksesin e Telfar dhe për këtë kemi venduar të ndalojmë shitjen e çantave me logo G”, thotë zëdhënësi i Guess.
Në 2009 Guess u përfshi në probleme të tilla dhe me Gucci-n si dhe kishte pretendime dhe nga markat Rodarte dhe Chrome Hearts.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.