Kosova

Kryesia e LDK i hap dritën jeshile Vjosa Osmanit për Presidente

Kryesia e LDK-së e ka lënë të hapur rrugën për Vjosa Osmanin, Presidente e Kosovës. Pas dy orë mbledhje, nënkryetari Lutfi Haziri deklaroi se LDK-ja do të evitojë çdo lloj pengesë që nuk lejon formimin e institucioneve.

 “Pas tri takimeve të ndryshme që ka pasur LDK-ja, ka shtjerr debatin e brendshëm lidhur me rolin tonë politik në krijimin e institucioneve tashmë dihet se karshi LVV-së ne do të jemi opozitë aktive, sa i përket presidentes LDK-ja do të evitojë çdo lloj pengese në rolin e vet konstruktiv dhe në funksion të stabilitetit në mënyrë që të mbyllet cikli i zgjedhjeve të fundit dhe të ecim përpara me agjendën politike”, tha Haziri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë