Kosova

Albin Kurti vaksinohet: E bëra që të heqim dilemat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori të hënën dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.

Kurti u vaksinua me AstraZeneca në Sallën 1 Tetori në Prishtinë.

Në një deklaratë të shkurtër para mediave, ai tha se me këtë veprim dëshiron t’i inkurajojë edhe qytetarët e tjerë që të vaksinohen dhe “t’i heqin dilemat ndaj vaksinimit”

“Zgjidhja e pandemisë është vaksinimi i popullsisë”, tha Kurti, për të shtuar se fillimisht do të vaksinohen personeli mjekësor dhe të moshuarit, e pastaj të tjerët.

Kurti tha se Kosova do të sigurojë edhe më shumë vaksina dhe se do të përpiqet të vaksinojë sa më shumë qytetarë.

Kosova, të dielën mbrëma, ka marrë 24,000 doza të kësaj vaksine.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë