Kosova

Kosova merr sot dozat e para të vaksinave anti-Covid

Ditën e sotme do të mbërrijnë në Kosovë vaksinat e para kundër Covid-19.

Lajmi është konfirmuar së pari nga Drejtori i OBSH për Europën, Hans Kluge, i cili e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter.

Më tej, lajmin e ka konfirmuar edhe vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një njoftim të zyrës së tij ku theksohet se ora e mbërritjes së tyre do të jetë në 20:15 në aeroportin “Adem Jashari.”

Sasia e dozave nuk bëhet ende e ditur edhe pse ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kishte deklaruar se do të mbërrinin 33 000 doza në mars.

Vaksinat e para që do të vijnë janë AstraZenecas, të cilat janë siguruar nëpërmjet mekanizmit COVAX.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë