Ekonomi

Moti i ftohtë demotivoi konsumatorët për të shpenzuar

Niveli shpenzimeve të konsumatorëve në SHBA ra gjatë muajit shkurt më shumë se në 10 muaj bashkë, si pasojë e motit të ftohtë që mbuloi vendin dhe zbehjen e shpenzimeve nga familjet e shtresës së mesme.

Shpenzimet konsumatore që përbëjnë më shumë se 2/3 e aktivitetit ekonomik në SHBA ra me 1.0% muajin shkurt, pas një rritje me 3.4% gjatë janarit. Ekonomistët thonë se ishte rënia më e madhe që nga prilli i shkuar. Të ardhurat ranë me 7.1% pasi u rritën me 10% në janar. Ekonomistët e Reuters parashikuan një rritje të shpenzimeve konsumatore me 0.7% dhe ulje të të ardhurave me 7.3%.

Ulja e temperaturave demotivoi  industrinë  e përpunimit, të prodhimit dhe të produkteve të konsumit. Aktiviteti ekonomik pritet të rritet nga stimuli ekonomik i shpërndarë nga qeveria.

Muaji shkurt u përball me ulje të shitjeve të produkteve të kosnumit dhe farmaceutike. U rritën shpenzimet utilitare , si shërbimet motorike apo shëndetësore dhe konsumatorët hoqën dorë nga daljet nëpër bare apo restorante.

Inflacioni në SHBA u rrit nga rritja  e kërkesës dhe pritet që muajin e ardhshëm të rriten edhe çmimet. Akomodimi i situatës ekonomike do të përmirëoshet edhe nga mbështetja e politikave fiskale dhe monetare.

Guvernatori i Bankës Federale në SHBA, tha se inflacioni ose do të jetë shumë i lartë ose plotësisht i paqëndrueshëm.

Ndonëse shpenzimet reale të konsumatorëve ranë, entuziazmi për rritjen ekonomike ekziston akoma. SHBA-ja pritet të ketë një rritje me 7.4% katërmujorin e parë të 2021-shit, rritja më e shpejtë që nga viti 1984. 2020-a ishte viti më i keq për financat ndër 74 vite të tjerë në Amerikën  e Veriut.

Të ardhurat gjatë shkurtit ranë si pasojë e dobësimit të transfertave qeveritare dhe pagave të palëvizura. Niveli i kursimeve ra me 6.2% për një muaj.

Burimi:CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë