Së shpejti në Kosovë pritet që të mbërrijnë 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. Lami u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë e cila tha se konitigjenti i parë pritet që të arrijë brenda shtatë ditëve.
“GAVI ka informuar MSH se vaksinat e para (Astra Zeneca) në një kontigjent prej 24 000 dozash do ta arrijnë shumë shpejt. MSh, sipas procedurave të aplikimit të përgatitura nga COVAX, ka dorëzuar aplikacionin me te gjitha dokumentet e kërkuara të bashkëngjitura në mënyrë elektronike në këtë mekanizëm”, thotë ministria.
Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka nisur ende vaksinimin kundër koronavirusit. Në dërgesën përmes COVAX-it, Kosova do të përfitojë 100,800 doza të vaksinës së prodhuar nga kompania AstraZeneca, por nuk është e qartë se kur mund të mbërrijnë këto doza.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, në fillim të muajit janar, pati njoftuar se ka marrë konfirmim edhe nga kompania amerikane, Pfizer, për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit. Por kompania amerikane thotë se është ende në diskutime me Qeverinë në detyrë të Kosovës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




