Politike

Tom Doshi i thotë SHBA-së se me votën e tij u miratua reforma në drejtësi… pasi politikanët u paralajmëruan se do futeshin në listën e zezë

Megjithëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e duan Tom Doshin, duke e  treguara mëse njëherë se e kanë shpallur non grata dhe duke këmbëgulur që të mos jetë në parlament, përherë të parë ai ka reaguar. Në cilësinë e kryetarit të PSD, Tom Doshi ka hapur fushatën elektorale të partisë së tij duke përcjellë një mesazh për ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Doshi thotë se është mbështetës i Amerikës dhe punës që ata kanë bërë. Ai kujton se ka qenë njeriu kyç që Reforma në Drejtësi kaloi në parlament.

Znj. Kim në disa statuse të saj a kujtuar vendimin e DASH për ta shpallur Doshin non-grata si një person i lidhur me korrupsionin dhe ka këmbëngulur që të marr edhe aprovimin e dy partive të mëdha PD dhe PS. Por Tom Doshi mendon se “Shqiptarët nuk kanë më shpresë, dhe PSD-ja është e vetmja forcë që do ‘tju kthejë këtë shpresë, pasi sipas tij, korrupsioni është shqetësimi më i madh!.

Përpara se  të gatitej votimi në parlament, reforma në drejtësi ishte një një krizë të fortë votash pro dhe më shumë afër dështimit. Por ambasada amerikane bëri një lëvizje të fortë duke  ju kujtuar politikanëve se  kush nuk voton reformën do të përfshihet në listën e zezë të SHBA-ve. Impakti ishte i madh dhe si më një të rënë të “sopatës” perdja u hap dhe gjithccka ishte e qartë , reforma në drejtëis u votua në parlament me 140 vota të plota dhe me një përqafimi tepër emocional mes ambasadorit amerikan dhe asaj të  BE-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë