Politike

PD ngre struktura për mbrojtjen e votës, Rushaj: Po përgatitemi për më të keqen

PD do të ngrejë struktura që kanë për qëllim mbrojtjen e votës.

Të paktën kështu është shprehur Drejtuesi i fushatës së PD, Alfred Rushaj. Madje, sipas tij, PD po përgatitet për më të keqen.

“Janë ngritur struktura të mbrojtjes së votës në çdo zonë që mundohen të ndjekin dhe evidentojnë çdo lloj parregullsie dhe të Kodit Zgjedhor. Struktura po përgatitet edhe për mbrojtjen fizike të votuesve, të komisionerëve.

Janë njerëz të gatshëm për të bërë detyrën e tyre për të mbrojtur çdo njëri që nuk mbrohet nga policia. Mendojmë se do të jetë një ditë e qetë, por po përgatitemi për më të keqen, ku do të jemi në mbrojtje të çdokujt që ka nevojë për mbrojtje”- është shprehur ai.

Deklarata e Rushajt vjen pas disa incidenteve të ndodhura kryesisht në Elbasan mes PS dhe PD.   


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë